Anders Celsius
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Anders Celsius (27 nëntor 1701 - 25 prill 1744) ishte astronom, fizikan dhe matematikan suedez. Ai ishte profesor i astronomisë në universitetin e Uppsalës nga viti 1730 deri në vitin 1744, por ka udhëtuar nga viti 1732 deri në vitin 1735 për t'i vizituar observatorë të njohur në Gjermani, Itali dhe Francë.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Anders Celsius ka lindur në Uppsala, Suedi. Familja e tij e kanë pasur origjinë prej Ovanåker. Ai ishte djali i profesorit të astronomisë Nils Celsius dhe nipi i matematikanit Magnus Celsius dhe astronomit Anders Spole. Ai zgjodhi shkencën si karrierë të tij. Ai ishte i talentuar në matematikë që nga mosha e hershme. Anders ka studiuar në universitetin e Uppsalës, ku më 1730 u bë profesor i astronomisë. Ai ishte i njohur për shkallën e temperaturës Celsius, ku edhe mbiemri i tij u emëruar sipas Celsius.